Pershkrimi i trajnimit
Plateia gjen zbatim dhe ka numër të madhë të shfrytëzuesve duke ju falenderuar zgjidhjeve shumë të shpejta gjate aplikimit në projektimin e rrugëve me metoda shumë të thjeshta duke filluar nga shtrirja e problemit dhe deri te ofrimi i zgjidhjeve gati se instant për arritjen e rezultateve finale gjegjësisht sasive të nevojshme të materialeve me çka përcaktohet edhe kostoja e projektit.
Plateia kryesisht përdoret per projektimin, shënimin dhe llogaritjen e sasive te objektet ndërtimore siç janë rrugët, kanalet apo objekte te ngjashme lineare. Plateia po ashtu merret edhe me modelimin e terrenit ekzistues apo projektimin e terrenit të ri. Në Plateia fillohet nga importimi i matjeve gjeodezike të terrenit ekzistues nga i cili si produkt fitohet modeli i terrenit dixhital (DTM) dhe më pas mbi këtë terren vazhdohet me projektimin e trasave, profileve gjatësore dhe prerjeve tërthore dhe në fund me llogaritjen e vëllimeve të shtresave të parapara dhe sasive gërmim dhe mbushje. Në Plateia ju po ashtu keni mundesi te përzgjedhni shtetin dhe me pas ta keni me te lehtë aplikimin e standardeve si p.sh zgjerimet në kthesa për automjete të ndryshme etj. Po ashtu përbrenda këtij aplikacioni ju mund të parashihni shënimet horizontale dhe vertikale si dhe të i kalkuloni sasite respektivisht kostot. Me poshtë gjeni një paraqitje të përgjithshme të temave që shtjellohen në këtë trajnim mirëpo jo vetem.
C'ka do te mesoni?
Konceptet bazike te AutoCAD Civil 3D dhe Plateia.
Aftesimi ne kuptimin/krijimin e gjendjes ekzistuese te terrenit me Civil 3D dhe Plateia.
Shkathtesi dhe praktike ne projektimin e rrugeve, traseve dhe profileve duke perdorur sofuteret.
Shkathtesi ne krijimin e paramases dhe kostos se projektit bazuar ne planifikimin dhe dizajnin e bere me softuer.
Shkathtesi te aplikueshme ne projekte te infrastruktures rrugore.
Pergatitje per trajnime të avancuara ne vegla dhe softuere.
Kerkesat
Krijimi dhe editimi i terrenit digjital në Plateia përmes pikave dhe blloqeve dhe shënimi i izohipseve
Importimi i pikave me Civil 3D dhe adaptimi i tyre për shfrytëzim nga Plateia
Puna me veglat për menaxhimin e imazheve në Plateia
Importimi i imazheve dhe DTM sipërfaqeve nga google Earth
Shfrytezimi i veglave për vektorizim
Importimi i pikave nga incizimi i terrenit
Punimi i Rrjetës decimetrike, insertimi i simboleve
Punimi, editimi dhe eksportimi i lidhjeve
Llojet e pikave në Plateia, manipulimi, editimi dhe krijimi i formateve të reja te pikave
Plateia/Civil 3D user interface dhe puna me blloqe n
Planimetria, llogaritja e vellimeve dhe paraqitja e tyre ne forme tabelare
Punimi, editimi dhe shenimi i prerjeve terthore
Punimi, shenimi dhe editimi i profilit gjatësorë të gjendjes ekzistuese dhe profilin e projektuar
Punimi dhe editimi i trasave (Alignments) ne Plateia përmes tri mundësive të ndryshme
Kalimi i sipërfaqeve nga Civil 3D në Plateia
Krijimi dhe editimi i terrenit digjital me Civil 3D dhe krahasimi me terrenin digjital të Plateia
Editimi i terrenit digjital dhe ndryshimi i hapit të izohipseve kryesore dhe sekondare manipulimi me object properties si dhe fshirja e pikave, breaklines apo border
Aplikimi i breaklines ne siperfaqe si dhe krijimi i kufirit te jashtem te siperfaqeve (Border)
Puna me intersection points dhe intersection lines si dhe kalimi i tyre prej situacionit ne profil dhe ne prerje terthore si dhe anasjelltas
Bartja e objekteve 3D nga situacioni ne profil dhe prerje terthore