AI në Menaxhim të Projekteve

Ky trajnim eksploron integrimin e Inteligjencës Artificiale (AI) në menaxhim të projekteve, duke theksuar evolucionin e AI, ndikimin transformues në rolet e menaxhimit të projektit dhe aftësitë elementare të nevojshme për të përdorur në mënyrë efektive AI. Pjesëmarrësit do të mësojnë rreth veglave dhe teknologjive të ndryshme të bazuara në AI që mund të përmirësojnë planifikimin, ekzekutimin dhe monitorimin e projektit, duke e bërë menaxhimin dhe vendimmarrjen në projekt më efikase dhe të drejtuar nga të dhënat (data-driven).

Next Plus
2 Vleresime
Shperndaje
Next Plus
2 Vleresime
5
Shperndaje

Pershkrimi i trajnimit

Ky program trajnimi eksploron integrimin e Inteligjencës Artificiale (AI) në menaxhim të projekteve. Pjesëmarrësit do të mësojnë rreth zhvillimit të AI dhe aplikimet e saj aktuale në fushën e menaxhimit të projekteve, në ketë mënyrë duke fituar njohuri si në aspektin teorik ashtu edhe në atë praktik. Kursi do të mbulojë teknologjitë dhe vegla të bazuara në AI që përmirësojnë planifikimin, ekzekutimin, monitorimin dhe raportimin e projektit, duke përgatitur pjesëmarrësit që të përdorin në mënyrë efektive vegla për rezultate të përmirësuara të projektit.

Pjesëmarrësit do të njoftohen me një sërë mjetesh të AI përmes sesioneve të detajuara që demonstrojnë se si AI mund të automatizojë detyrat e zakonshme dhe të përsëritshme, të sigurojë analiza të sofistikuara dhe të lehtësojë vendimmarrjen strategjike. Studimet e rasteve të ndryshme (case studies) nga bota reale do të shqyrtohen për të treguar aplikimin e suksesshëm të AI në industri të ndryshme, duke theksuar analitiken parashikuese dhe sistemet e automatizuara të raportimit që optimizojnë performancën e projektit.

Struktura e kursit është interaktive dhe përfshin pjese praktike me teknologjitë e AI. Pjesëmarrësit do të angazhohen në demonstrime të drejtpërdrejta dhe ushtrime në grup, duke aplikuar mjetet e AI për skenarë të simuluar.

Në fund të trajnimit, pjesëmarrësit do të pajisen me njohuri të mjaftueshme për të zbatuar AI në praktikat e tyre të menaxhimit të projekteve, duke rritur efikasitetin dhe avantazhin konkurrues individual. Gjithashtu pritet që pjesëmarrësit do të jenë të përgatitur për të adresuar aspektin etik dhe sfidat e mundshme, për përdorim te përgjegjshëm të teknologjive të AI në projektet e tyre.

Pas përfundimit të trajnimit secili pjesëmarrës merr certifikatën zyrtare të Next Academy Certificate of Completion e cila mban (Unique Serial Number) Numrin Serik Unik për kandidatin dhe regjistrohet në data bazën e Next Academy. Pas përfundimit të trajnimit të gjithë pjesëmarrësve do t’ju ofrohet edhe asistencë në pyetje përgjigje edhe 2 jave pas.

C'ka do te mesoni?

Zhvillimi i AI dhe roli në menaxhim të projekteve.

Si përdorimi i AI po transformon detyrat dhe përgjegjësitë e menaxhimit të projektit.

Vegla dhe teknologji të rëndësishme për menaxhim të projekteve.

Aftësimi në aplikimin e drejte dhe të përgjegjshëm të AI në menaxhim të projekteve.

Kerkesat

  • Njohuri bazike te punës me kompjuter.

  • Njohuri te gjuhës Angleze.

  • Laptop apo kompjuter personal për detyrat dhe aktivitetet në shtëpi.

Introduction

Eksplorimi i veglave dhe teknologjive të ndryshme të bazuara në AI për Menaxher të Projekteve

Shembuj (case-studies) të implementimit të suksesshëm të AI në Menaxhim të Projekteve

Ndikimi i AI në menaxhim të projekteve (rolet ne ekipet e menaxhimit të projekteve dhe detyrat)

Përmbledhje e evolucionit të AI

Roli dhe përdorimi i AI në menaxhim të projekteve

Përmbledhje e veglave dhe teknologjive të bazuara në AI, për funksione të ndryshme në menaxhim të projekteve

Demonstrim praktik i përdorimit të veglave të bazuara në AI, për nevoja të menaxhimit të projekteve

Zhvillimi i aftësive dhe shkathtësive të Menaxhereve të Projekteve për përdorim të AI

Ushtrim praktik përdorimi i veglave të bazuara në AI, për menaxhim të projekteve

Diskutime ne grup rreth kufizimeve të AI dhe sfidave në implementimin e drejte dhe efikas

Diskutime në grup dhe konsideratave etike dhe përdorimit të drejtë të AI

Përmbledhje dhe ushtrime individuale

Diellza Pira

The "AI on Project Management" training was excellent. The instructor explained the material clearly, and I gained valuable insights on applying AI in my projects. I highly recommend it to anyone looking to integrate AI on PM.