CAD Specialist

“CAD Specialist" ofron një hyrje gjithëpërfshirëse të veglave dhe teknikave themelore të AutoCAD-it. Trajnimin përfshinë vizatimin, editimin, menaxhimin e shtresave “layerave”, pjesën e tekstit si dhe përgatitjen për shtyp. Kursi i pajis pjesëmarrësit me aftësitë e nevojshme për të krijuar vizatime të sakta teknike në mënyrë efikase dhe projektet arkitekturore, inxhinierike dhe projektuese.

Next Plus
0 Vleresime
Shperndaje
Next Plus
0 Vleresime
0
Shperndaje

Pershkrimi i trajnimit

Kursi i “CAD Specialist” iu drejtohet studentëve dhe inxhiniereve të fushave të ndryshme të inxhinierisë, i ndërtuar në mënyrë të tillë që t'i pajis pjesëmarrësit me aftësi thelbësore për të “naviguar” dhe përdorur në mënyrë efektive këtë softuer. Kursi i ofruar do të jetë gjithashtu i dobishëm për këdo që mund të ketë përdorur softuerin në të kaluarën, por do të donte që njohuritë e tij ti rrit në një nivel më profesional. Gjatë gjithë kohëzgjatjes së këtij kursi, pjesëmarrësit do të gërmojnë në aspekte të ndryshme të AutoCAD, duke përmirësuar aftësitë e tyre në hartimin, shënimin dhe dizajnin e “layout-it”.

Kursi fillon me një eksplorim të procedurave të instalimit, duke siguruar që të gjithë pjesëmarrësit të jenë të aftë për konfigurimin e softuerit dhe konfigurimin e ndërfaqes (faqes punuese) për t'iu përshtatur preferencave të tyre të rrjedhës së punës. Më pas, vëmendja i kushtohet teknikave të modifikimit të vizatimit, ku pjesëmarrësit do të mësojnë të manipulojnë objektet, të aplikojnë transformime dhe të përdorin mjete të avancuara redaktimi për të rafinuar dizajnet e tyre. Theksi vihet në zotërimin e menaxhimit të shtresave (layerave), një aspekt themelor i organizimit të vizatimeve në mënyrë efikase, duke lehtësuar bashkëpunimin dhe duke rritur qartësinë e projektit.

Për më tepër, pjesëmarrësit do t’i mësojnë veglat e tekstit, mënyrën se si të shtojnë dimensionet, dhe shënime të tjera thelbësore në vizatimet e tyre, duke rritur vlerën e tyre komunikuese. Në vazhdim është edhe përgatitja e projektit për shtyp. Duke filluar me përgatitjen të nivelit profesional të “layout-ave”, përgatitjen e shabllonave të gatshëm për formate të ndryshme, përfshirë edhe përdorimin e përpjesës për tekst dhe objekte.

Pas përfundimit të trajnimit secili pjesemarres merr certifikatën zyrtare të Autodesk Certificate of Completion e cila mban (Unique Serail Number) Numrin Serik Unik për kandidatin dhe regjistrohet në databazën e Autodeskut.

C'ka do te mesoni?

Të kuptuarit e hapësirës punuese të shfrytëzuesit në AutoCAD (User Interface).

Përdorimi i komandave bazike për vizatim dhe editim të vizatimit.

Organizimi i vizatimit në layera.

Krijimi dhe insertimi i blloqeve statike.

Krijimi i tekstit, dimensionimit, shrafurave dhe organizimi i tyre.

Përgatitja për shtyp.

Kerkesat

  • Vijuesit duhet të kenë njohuri bazike rreth procedurave dhe terminologjisë nga fusha e vizatimit dhe projektimit.

  • Njohuri bazike të punës me Sistem Operativ Windows.

Introduction

Si të fillohet me AutoCAD

Komandat bazike për vizatim dhe editim në AutoCAD

Projekt - Bërja e vizatimeve të thjeshta

Të vizatuarit me precizitet në AutoCAD

Organizimi i vizatimeve në shtresa (Layers)

Komandat më të avancuara për vizatim dhe editim në AutoCAD

Insertimi, krijimi dhe organizimi i blloqeve në projekt

Projekt – Bërja e vizatimeve më të komplikuara

Teksti dhe stilet e tij

Dimensionimi

Përdorimi dhe editimi i shrafurave

Rregullimi i fletës për printim (Layout)

Printimi i vizatimit tuaj

Krijimi i shabllonit (Template)