Civil 3D per Gjeodetë | Modelim & Analizë

Autodesk Civil 3D është një softuer multidisiplinar BIM që përdoret gjerësisht në fusha të ndryshme si gjeodezia, ndërtimtaria dhe inxhinieria infrastrukturore. Ai shërben për modelimin e terrenit ekzistues, projektimin e terrenit të ri, si dhe zhvillimin e objekteve infrastrukturore. Ky trajnim, i ofruar nga NextPlus, mbahet nga instruktori i certifikuar nga Autodesk, z. Luan Alidema.

Next Plus
0 Vleresime
Shperndaje
Next Plus
0 Vleresime
0
Shperndaje

Pershkrimi i trajnimit

Civil 3D e ofron mundësinë e importimit të matjeve nga terreni, e më pas inkorporimin e tyre në projekte komplekse siç janë: rrugët dhe autostradat, hekurudhat, aeroportet, strukturat nëntokësore (ujësjellës, kanalizim, manaxhimi i të reshurave atmosferike, etj), analizat e ndryshme, modelimet e terrenit, sipërfaqet, parcelat si dhe strukturat tjera komplekse ndërtimore. Ky trajnim është i destinuar për gjeodetët si dhe për teknikë të gjeodezisë që nuk ju duhen të gjitha elementet që mësohen në AutoCAD Civil 3D Essentials. Trajnimi do të ju ofroj gjeodetëve njohuri bazike të kërkuara, që të ju mundësoj përdorimin e programit në mënyrë efikase në punët e përditshme.

Ju do të përvetësoni teknikat e importimit të të dhënave nga terreni dhe të automatizoni proceset që përsëriten gjatë matjeve dhe inkorporimit të tyre në Civil 3D. Po ashtu do të trajtohen tema të tjera të cilat e rrisin edhe më shumë efikasitetin në punë duke përfshirë stilet, teknikat korrekte të vizatimit në AutoCAD, metodologjinë e kërkuar për lidhjen automatike me ndihmën e shkurtesave që janë përdorur në terren, sipërfaqet, kategorizimi i pikave, si dhe importimi i imazheve.

Pas përfundimit të trajnimit kandidati merr certifikatën zyrtare të Autodesk Certificate of Completion e cila mban Numrin Serik Unik për secilin pjesëmarrës dhe regjistrohet në Databazën e Autodeskut. Gjithashtu të gjithë pjesëmarrësve në trajnim do t’ju ofrohet edhe asistencë në pyetje përgjigje edhe tre muaj pas përfundimit të trajnimit.

C'ka do te mesoni?

Aftësimi në përdorimin e Autodesk Civil 3D për projekte të ndryshme.

Importimi i te dhenave nga terreni, automatizimi i proceseve.

Aftesimi ne stile, teknika te vizatimit ne AutoCAD.

Pergatitje per trajnime të avancuara ne vegla dhe softuere.

Kerkesat

  • Preferohet qe kandidati te kete njohuri pune ne AutoCAD.

  • Njohuri bazike te punes me kompjuter dhe softuer të inxhinierise dhe projektimit.

  • Njohuri elementare ne Civil 3D si dhe njohuri elementare te gjuhes Angleze.

Introduction

Hapësira punuese Planning and Analysis

Kuptimi i pikave standardizimi dhe stilet e tyre

Importimi i pikave dhe transformimi i koordinatave

Krijimi i pikave dhe vizatimi

Grupet e pikave, dhe raportet

Editimi i pikave

Kuptimi i të dhënave nga terreni

Lidhja automatike e të dhënave nga terreni

Rrjetat gjeodezike

Coordinate Geometry Editor

Kuptimi i konceptit ”Site” dhe puna ”Featureline”

Kuptimi i sipërfaqeve

Editimi i sipërfaqeve

Llogaritja e vellimeve

Krijimi i siperfaqeve nga featurelines

Krijimi i siperfaqes se perbere

Analizimi i sipërfaqeve

Parcelizimi shenimi i parcelave dhe kufijeve katastral

AutoCAD Civil 3D User Interface (UI)